MENU
klinika

4 orë e gjysëm në ditë

Puna e papaguar e grave shqiptare  

01.10.2018 - 10:16

Një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO tregon se femrat shqiptare kryejnë 314 minuta në ditë punë, të papaguar, nga të cilat, 270 minuta janë punë shtëpiake. Kjo bën që shqiptaret të jenë në vendin e 5-të në botë, përsa sa i përket punës së papaguar.

270 minuta dedikuar vetëm për punët e shtëpisë përkthehen në plot 4 orë e gjysmë në ditë. Duke parë listën rezulton se, vendet e lindjes dhe sidomos vendet muslimane janë ato që zënë vendet e para të renditjes në këtë drejtim. Situata përmbyset tërësisht kur bëhet fjalë për burrat. Këta të fundit shpenzojnë më pak se 1 orë në ditë për punë të papaguar, dhe nga këto vetëm 45 minuta në ditë për punë shtëpiake.  Femrat shqiptare bëjnë punë shtëpie 6 herë më shumë se meshkujt në kohëzgjatje, dhe një diferencë të tillë nuk e ka asnjë vend i botës.

Puna e papaguar në Shqipëri, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, përkthehet në 8.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit të shprehur në fuqi blerëse, dhe nga këto, 7.2% u takojnë femrave.

Gjithsesi, kjo është ndër përqindjet më të ulëta, në nivel global.  Kjo e dhënë është, ndoshta, simboli i asaj që karakterizon shqiptarët, në marrëdhënien që kanë me punën, duke treguar qartë se nga anojmë, Lindje apo Perëndim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfshihen 76 mijë punëkërkues

Ahmetaj: Trajnim i detyrueshëm për të papunët


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!