Bashkia e Kamzës është tërhequr plotësisht nga financimi i skuadrës në këtë sezon. Lajmin e bën të ditur vetë presidenti i klubit të Kategorisë Superiore, Naim Qarri, i cili në një intervistë të dhënë ka shpjeguar se Bashkia nuk po përmbushte më as detyrimet ligjore që i takonin.
“Këtë sezon bashkia është tërhequr plotësisht dhe nuk ka dhënë asnjë ndihmesë në drejtim të skuadrës, madje as detyrimet ligjore që i takojnë asaj për pjesën që ka marrë përsipër.
I bëj thirrje kryebashkiakut Mziu që të afrohet pranë Kamzës, ashtu si vitin e kaluar, ku nuk la asnjë media pa përdorur dhe folur duke u mburrur për skuadrën”, – tha Qarri për “Panorama Sport”.
Megjithatë, ai insiston se klubi është ambicioz dhe kjo do të shihet që këtë javë, ku i kërkon ekipit të mundë Skënderbeun. “Nuk është e ekzagjeruar, pasi skuadrën e Skënderbeut tre muaj më parë e mundi Vllaznia që doli nga kategoria me rezultatin 5-1”, – ishin fjalët e tij.