MENU
klinika

Mos e neglizhoni!

Qese të lëngshme në artikulacione/ Fakte për bursitin

09.10.2018 - 18:23

Bursiti i referohet qeseve të lëngshme të vendosura në artikulacionet tuaja që i bëjnë ato të inflamohen dhe të dhembin gjatë lëvizjes.

Këto qese me lëng mbushin nyjet tuaja. Ato zvogëlojnë fërkimin midis kockave, tendineve, muskujve dhe lëkurës.

Kur plagosen ose shpërdorohen, ato mund të mbledhin lëngje shtesë dhe të inflamohen dhe me kalimin e kohës muret e tyre mund të trashen.

Bursiti mund të ndodhë në mënyrë të menjëhershme, pra akute, ose gjatë një periudhe prej disa orësh ose ditësh, për shembull kur rrëzohemi dhe artikulacioni lëndohet, skuqet, ënjtet dhe inflamohet. Ose edhe nga disa sëmundje si artriti.

Bursiti mund të ndodhë edhe në mënyrë kronike dhe kjo zhvillohet me kalimin e kohës, shpesh kur përsërisni të njëjtën lëvizje. Dëmtimet ose bursiti akut që ndodh vazhdimisht në të njëjtin vend mund të çojnë në versionin “kronik”.

Cilido qoftë shkaku, ju keni më shumë gjasa që të shkaktoni bursitin veçanërisht nëse ngrini pesha ose rrisni intensitetin e punës fizike dhe kjo mund të zgjasë për muaj, mund të kufizojë lëvizjen dhe të dobësojë muskujt.

Shenjat klinike ndryshojnë pak, në varësi të artikulacionit të prekur. Kështu shpatullat tuaja janë një vend i zakonshëm ku zhvillohet bursiti.

Dhimbja shpesh përkeqësohet dhe shkon poshtë krahut tuaj të sipërm kur lëvizni, veçanërisht nëse e ngrini krahun mbi kokën tuaj. Dhimbja është aq e bezdisur sa mund t’iu zgjojë në mes të natës.

Një artikulacion tjetër që preket nga bursiti është artikulacioni i bërrylit.

Po kështu dhimbja në pelvis është e zakonshme dhe shkaktohet më shumë te personat që rrinë për një kohë të gjatë ulur në sipërfaqe të forta. Dhimbja nga ky lloj bursiti mund të përkeqësohet edhe kur uleni dhe mund të largohet plotësisht kur ngriheni.

Ka raste kur ky likid të infektohet dhe kjo do të rëndojë situatën dhe ndërhyrja mjekësore do të jetë më e rëndë.

Për të marrë lehtësim nga dhimbja, akulli mund të ndihmojë, sidomos në zonat më të afërta me sipërfaqen e lëkurës tuaj, si thembra, dhe bërryli.

Ndërsa të nxehtat mund të jenë më të mira për bursitin e thellë si në shpatullën tuaj, gjurin e brendshëm dhe artikulacionin e këllkut.

Ju mund të ndihmoni veten të shëroheni nëse e lëvizni atë në mënyrë të sigurt. Shmangni çdo lëvizje që shkakton dhimbje. Përdorni jastekë për të mbrojtur gjunjët dhe fundin e pasëm të pelvisit nëse uleni ose gjunjëzoni shumë.

Kërkoni këpucë dhe jastekë që lehtësojnë presionin në pjesën e prapme te thembra, ose merrni pajisje me porosi që mbrojnë bërrylat tuaj në mënyrë që lëngu të mos dëmtohet përsëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN