MENU
klinika

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt

Rama: Arrestimi i Babales, fillimi i drejtësisë

06.10.2018 - 16:08

Sot Prokuroria mori vendimin lidhur me një çështje të hapur prej disa kohësh ku bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Menjëherë pas vendimit ku u kërkua masë arresti për të implikuarit në ngjarje, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Prokuroria doli në konkluzionin se audiopërgjimi i publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge, është i montuar.

fatmir-agron-xhafaj-konica.al
fatmir-agron-xhafaj-konica.al

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama përshëndeti vendimin e Prokurorisë, që kërkoi arrestimin e Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotit, si detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin.

“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar,qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund?”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Të mbështetet qytetari, t’i jepet zgjidhje çdo problematike"

Rama e kthen platformën e bashkëqeverisjes në ligj

"T'u kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe qeverisjen e lirë"

Kuvendi miratoi qeverinë e re, Basha: U formalizua PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi

Nga Lorenc Vangjeli

Lulzim Basha ka të drejtë

"Mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët"

Kurti letër urimi Ramës për krijimin e qeverisë së re