MENU
klinika

Europa League

Reagimi i tifozit të vogël kur merr biletën…

26.10.2018 - 14:58

Për një tifoz padyshim që vlen shumë fitorja dhe rezultatet e ekipit të zemrës, por më shumë se gjithcka tjetër, vlen prezenca në shkallët e stadiumit dhe përkrahja pa kushte.

Dashuria për futbollin shpesh herë i bën tifozët që të sakrifikojnë disi për të njekur nga afër ekipet e tyre të zemrës dhe videoja e fundit vjen nga Skocia. Një tifoz i vogël i Celtic merr një surprizë mjaft të veçantë nga prindërit e tij, pak orë para takimit ndaj Leipzig në transfertë.

Nëna e vogëlushit kishte blerë biletën e stadiumit dhe të gjitha rezervimet e duhura për të fluturuar në drejtim të Gjermanisë, pa i treguar asgjë djalit të tij. Vetëm në rrugën drejt aeroportit, ai ka mësuar se destinacioni ishte Gjermania dhe reagimi i tij është epik.

 

Ai ka qenë mbrëmë present në ndeshje dhe ka festuar, pavarësisht se ekipi i tij ka humbur. Takimi mes Leipzig dhe Celtic u mbyll me fitoren e gjermanëve 2-0, por djaloshi do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen e kthimit, ndoshta ekipi i zemrës do ta gëzojë në kthim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN