Është konfirmuar kriza e Real Madrid. Los Blancos ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, teksa Levante i ka mposhtur me rezultatin 2-1 në “Bernabeu”.
Një start shqetësues i ka kushtuar tri pikët Los Blancos. Reali kaloi në disavantazh që në minutën e 6’. Pas një pasimi të bukur, Jose Morales gjendet vetëm për vetëm me portierin dhe dërgon topin në rrjetë.
Vendasit u munduan të reagonin menjëherë, por janë befasuar me golin e dytë pas një penalltie të dhënë pas konfirmimit të VAR-it. Ishte Marti Roger ai që nuk gaboi nga pika e bardhë.
OMG thanks Marcelo for scoring frist Real Madrid goal after not scoring for 8 hours. pic.twitter.com/Wjn97urbwq
— Ahmed Samy (@9ahmedsamy) October 20, 2018
Pas pushimit ndeshja luhet në gjysmëfushën e Levante-s dhe pas shumë tentativash të njëpasnjëshme, ishte Marcelo që ngushtoi diferencën me golin tij të parë sezonal në minutën e 72’.
Mbrojtësi goditi në shenjë me të djathtën dhe ndez atmosferën e Bernabeu-t. Hapësirat për të shënuar mbeten, por sulmuesit vendas tregohen shumë të ngathët në finalizim në disa raste, dhe në disa momente të tjera u mungon fati për të përmbysur rezultatin. Trajnerin Lopetegui e shpëton vetëm fitoja në “El Clasico” me Barcelonën.