Real Madrid duket se kërkon njëherë e mirë të lërë pas rezultatet zhgënjyese në kampionat. Dhe pas shkarkimit të trajnerit Julen Lopetegui dhe emërimit Santiago Solari ka ardhur fitorja e parë bindëse, ndonëse bëhet fjalë thjesht për një ndeshje kupe.
Real Madrid ka fituar në transfertë 3-0 ndaj modestëve të Melilla. Më shumë se sa kalimi i turit, e rëndësishme ishte rikthimi te golat dhe besimi i humbur. Miqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, teksa shënuan Benzema dhe Asensio.
Në pjesën e dytë, trajneri i ri bëri hoqi nga loja Ramos, Benzema dhe Asensio, por kjo nuk ndikoi aspak, pasi madrilenët shënuan edhe golin e tretë. Odriozola në minutën e 79-të shënon edhe golin e tretë dhe të kapitullimit të vendasve.
Megjithatë, në kohën shtesë, ka edhe një gol të katërt. Gonzales shënon në fitoren bindëse dhe ndoshta të kthesës. Ndeshja e kthimit është thjesht një sfidë stërvitore tashmë, ndërsa në 1/8 finale Real mund të përplaset me Sevilla.