02.10.2018 - 11:09
Djali i deputetit socialist të Fushë Krujës doli nga gjykata e Krujës me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë hyri në furgon për tu transportuar drejt paraburgimit të Durrësit.
Ai ka zgjedhur të bëjë një deklaratë politike pasi doli nga Gjykata e Krujës ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.
Teksa po futej brenda në furgon Rexhep Rraja është shprehur për gazetarët se ishte i pafajshëm dhe kishte dhe një paralajmërim për Bashën.
“Jam i pafajshëm!”.
“Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja” mësohet të ketë thënë 24 vjeçari.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëshmia e Xhisiela Malokut