MENU
klinika

Shqiptari në UFC

Rikthehet Ilir Latifi, gati sfida e radhës

16.10.2018 - 21:10

Pas shumë thashethemeve dhe përpjekjeve, Ilir Latifi do të rikthehet të duelojë. Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse do të duelojë në UFC-232 më 29 dhjetor në Las Vegas, një kompeticion që po bëhet gjithnjë e më interesant.

Bëhet fjalë për duelin e peshës “light heavyweight” në artet marciale mikse mes Ilir Latifit dhe Corey Anderson. Latifi (14 fitore, 5 humbje dhe një duel pa rezultat) renditet i katërti në këtë Divizion, ndërsa rivali i tij amerikan renditet në vendin e shtatë (Anderson numëron 11 fitore e 4 humbje në UFC).

Një përballje, që sipas specialistëve, afron më tej Latifin drejt shansit të madh për titullin kampion në këtë Divizion nëse arrin të fitojë. Dueli i fundit i Ilir Latifit në kafaz daton më 24 shkurt të këtij viti, kur mundi Ovince Saint Preux, ndërkohë që i ka fituar dy përballjet e fundit, duke iu afruar shumë majës së peshës “light heavyweight”.

Ndërsa Anderson ka dueluar për herë të fundit më 22 korrik, kur mposhti Glover Texeira. Dy duelet kryesore të eventit UFC-232 mbeten ato mes Nunes-Cyborg për titullin kampion të peshës “featherweight” dhe Jones-Gustafsson në peshën “light heavyweight” (titulli do t’i hiqet së shpejti Daniel Cormier).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN