MENU
klinika

Irani nuk ndryshon

Rikthehet vendimi, gratë s’lejohen në stadium

18.10.2018 - 15:18

“Unë jam kundër pranisë së grave në stadium, ne jemi shtet mysliman. Një grua nuk duhet të shkojë në stadium dhe të shohë meshkuj gjysmë të zhveshur pasi i shtyn ato të mëkatojnë”. Kjo është deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit, Mohammad Jafar Montazer.

Pra, nuk do të ketë “revolucion” në Iran, femrat nuk do të lejohen të futen në stadium, përkundër asaj që u trumbetua pak kohë më parë në gjithë botën, kur para pak kohësh 300 gra u lejuan që të ndiqnin nga afër ndeshjen miqësore mes Iranit dhe Bolivisë në tribunën e “Azadi Stadium”.

Me siguri gratë pasionante të futbollit do të rinisin të maskohen si burra për të hyrë në stadium, ashtu sic përdorën truke të ndryshme pesë gra prillin e kaluar, ku panë derbin e Teheranit, mes Persepolis dhe Esteghlal.

Ligji në Iran ndalon femrat të hyjnë në stadium dhe kjo daton që nga viti 1979, pra rreth 40 vjet më parë. Gratë janë ndaluar të marrin pjesë në stadiume, me argumentin se duhet të mbrohen nga atmosfera mashkullore.