MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 7

“Ringjallet” Tirana, bie Flamurtari

03.10.2018 - 15:39

Janë luajtur 3 ndeshjet e para të javës së 7-të të Kategorisë Superiore në futboll, ku spikat fitorja e Tiranës 3-2 në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit. Ndërkohë, Laçi ka fituar 1-0 përballë Flamurtarit, po kaq edhe Luftëtari kundër Kamzës, ndeshje e luajtur në Gjirokastër.

Tirana ka pësuar gol e para, në minutën e 30-të, por shumë shpejt ka barazuar shifrat, kur Greca 34’ realizon në portën krutane. Pa kaluar as 3 minuta, Blazevski përmbys në 1-2 dhe bardheblutë e mbyllin pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë vjen goli i tretë i Tiranës, shënuar në 74’ sërish nga Blazevski. Bëhet e vështirë për miqtë në minutën e 81’, kur Marku për Kastriotin ngushton shifrat në 2-3. Gjithsesi, Tirana mbrohet fort dhe ruan fitoren deri në fund. Një sukses që “ringjall” bardheblutë pas humbjes në derbi.

Ecuri fantastike e Laçit, asnjë humbje në 7 javë. Kurbinasit kanë fituar 1-0 përballë Flamurtarit, duke kthyer sërish vlonjatët me këmbë në tokë, që një javë më parë kishin fituar thellë ndaj Kastriotit.

Golin e fitores për Laçin e ka shënuar Gjoni në minutën e 59’. Miqtë pak kanë bërë për të merituar qoftë edhe një pikë, ndonëse kanë qarkulluar shumë topin. Laçi ngjitet në vendin e tretë, me pikë të barabarta me kreun.

Tri pikë ta arta edhe për Luftëtarin, që falë golit të Rapos në mesin e pjesës së dytë, arrin të kapë në renditje pikërisht Kamzën, që e mposhti sot. Rritet kështu lufta menjëherë edhe në fundin e tabelës.