MENU
klinika

Integrimi i Maqedonisë

Robertson: Ky moment nuk do të përsëritet në 30 vitet e ardhshme

23.10.2018 - 16:39

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së, George Robertson, ka mbajtur fjalim dje në Këshillin Atlantik, ku tha se ka ardhur momenti që në Maqedoni të gjithë duhet të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të vendit.

Në konferenën “Plotësimi i Evropës: A do ta arrijë Maqedonia momentin?”, ai tha se në lidhje me këtë duhet të shikohet nga aspekti më i thellë dhe gjerë.

Kujtoni guximin dhe rëndësinë e politikanëve tuaj në krizën e vitit 2001. Ata e shpëtuan vendin tuaj nga një gjakderdhje e sigurt. Guxim dhe rëndësi të tillë kanë disa politikanë sot në Maqedoni”, tha Robertson.

Ai tha se kur e ka vizituar Maqedoninë para referendumit, në takim me Hristijan Mickoskin ka përmendur rëndësinë e dhe momentin historik në të cilin ndodhet Maqedonia.

Sipas tij, nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi, e njëjta nuk do të përsëritet në 30 ose 40 vitet e ardhshme. /Konica.al/