Alergjitë te fëmijët e moshës shkollore janë të shpeshta dhe duhet që të dihet së çfarë masash duhen marrë nëse fëmija paraqet këto fenomene gjatë kohës kur është në ambientet e shkollës.
Nëse fëmija juaj vuan nga ndonjë lloj alergjie serioze – ushqimet, pickimet e insekteve, kafshët shtëpiake ose shkaktarët e tjerë, ju duhet të bisedoni me personelin e shkollës për të siguruar që ata mund të menaxhojnë një reaksion alergjik nëse ndodh.
Kontrolloni nëse shkolla tashmë ka një plan me stafin kryesor, mësuesit dhe stafin klinik për t’u marrë me çdo situatë që mund të lindë.
Gjithashtu flisni me fëmijën tuaj për ta ndihmuar që të shmangë shkaktarët dhe të vazhdojnë të marrë pjesë në aktivitetet shkollore.
Nëse një fëmijë ka një reaksion serioz alergjik (anafilaksi) kjo është një emergjencë mjekësore dhe është e rëndësishme që të trajtohet menjëherë.
Nëse fëmija juaj është trajtuar me epinefrinë (bar), vendosni një plan emergjence me mjekun e fëmijës suaj dhe me infermieren e shkollës.
Ky plan duhet të përfshijë fotografinë e fëmijës suaj, shenjat dhe simptomat paralajmëruese të alergjisë së tij/saj, udhëzimet e trajtimit dhe informacionet e kontaktit emergjent për prindërit / kujdestarët dhe pediatri i fëmijës ose alergologu.
Kopjet e këtij plani duhet t’i shpërndahen mësuesve të fëmijës dhe administratës së shkollës. Kushdo që mbikëqyr fëmijën tuaj në shkollë duhet të ketë qasje në këtë plan në rast emergjence.
Të gjithë anëtarët e stafit duhet të jenë të trajnuar për përdorimin e epinefrinës, prandaj sigurohuni që ata të kuptojnë udhëzimet e mjekut për administrim, të cilat mund të përfshijnë injektimin e tij në shenjat e para të anafilaksisë.
Fëmija juaj duhet të dijë se çfarë janë alergjitë dhe si t’i shmangen shkaktarit. Nëse fëmija ka alergji ushqimore, sigurohuni që të kuptojë çfarë ushqimi nuk duhet të hajë dhe së larja e duarve para dhe pas ngrënies është e rëndësishme që të mos ekspozohet ndaj alergeneve.
Nëse fëmija juaj është alergjik ndaj pickimit të insekteve, sigurohuni që ai ose ajo të veshin rroba të gjata dhe këpucë të mbyllura kur luajnë jashtë në ambient.
Fëmija juaj duhet të përpiqet të hajë në ambiente të mbyllura kur të jetë e mundur dhe të kufizojë sa më shumë të jetë e mundur ushqyerjen jashtë.
Fëmijët me alergji gjithashtu duhet të udhëzohen që t’i tregojnë një të rrituri menjëherë nëse ata mendojnë së mund të kenë marrë një alergji ose që janë pickuar nga një insekt.
Stafi i cili mbikëqyr fëmijën tuaj (mësuesit – madje edhe zëvendësuesit – monitoruesit e drekës dhe shoqëruesit në shkollë) duhet të mësojnë shenjat paralajmëruese të reaksioneve të rënda alergjike.
Mund të kenë këto simptoma: skuqje dhe kruajtje të lëkurës, lëkura e zbehtë ose e ndezur, buzët, gryka ose gjuha e fryre, gulçim, vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje, marramendje ose zbehje, puls i shpejtë ose i dobët, të përziera, të vjella, diarre, ose dhimbje stomaku.
Prindër mos neglizhoni bashkëpunimin dhe sqarimin e stafit të shkollës qe kujdeset për fëmijën tuaj sepse aty fëmijët kalojnë gati 8 orë në ditë dhe mundësitë që të kemi shfaqje të reaksioneve alergjike janë të shumta.