MENU
klinika

Përsëri përplasje për buxhetin

Salvini: Do të bëj të kundërtën e asaj që kërkon Brukseli

12.10.2018 - 14:35

Mateo Salvin, zëvendëskryeministri I Italisëka premtuar se qeveria e tij do të bëjë pikërisht të kundërtën e asaj që kërkon Brukseli lidhur me planin e deficitit buxhetor të Italisë.

Duke folur në Radio Radicale, zëvendëskryeministri i Italisë fajësoi Bashkimin Evropian për “varfërimin” e qytetarëve italianë dhe gjendjen e pasigurtë në vend.

Ai tha: “Recetat e imponuara nga Evropa dhe nga qeveritë e Monit, Letta, Renzi dhe Gentiloni kanë rritur borxhin publik dhe e kanë bërë Italinë të varfër e të pasigurtë.

“Ne do të bëjmë ekzaktësisht të kundërtën e kësaj.”

Kjo situatë vjen pasi liderat e Bashkimit Evropian njoftuan se do të ndërmarrin veprime të pashembullta në mënyrë që të refuzojnë buxhetin e diskutueshëm italian nëse udhëheqësit e koalicionit Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio refuzojnë kërkesat për të përmirësuar planet për të drejtuar një deficit fiskal.

Roma do të paraqesë propozimet e veta të buxhetit në Bruksel në mes të tetorit, të cilat do të pasohen nga zyrtarët që do të shqyrtojnë propozimet për të parë nëse ato i respektojnë rregullat e BE-së.

Por zoti Salvini është zotuar se do të mbetet e vështirë për planet buxhetore pavarësisht kërcënimeve nga Brukseli.

Duke reaguar ndaj lajmit, ai tha: “Nuk ka plan B. Ne jemi të bindur se masat e planifikuara të buxhetit do të krijojnë vende pune dhe pasuri”.

Partia e Ministrit të Brendshëm euroskeptik, Lega, ishte partia e dytë më e votuar në zgjedhjet italiane në mars 2018 me 17.4 përqind të votave.

Sondazhet e fundit të 1.500 italianëve treguan se mbështetja për partinë euroskeptike pothuajse u dyfishua që nga zgjedhjet.

Salvini

Duke folur për rezultatet e sondazheve të fundit për programin Rai3 Agorà të mërkurën, Salvini tha: “Unë jam krenar për qeverinë tonë. Italianët e kuptojnë se po bëjmë më të mirën.

“Ne do të bëjmë gabime, por të paktën do t’i bëjmë me kokën tone, e jo për shkak të urdhrave të dikujt tjetër”.

Qeveria italiane para pak javësh zbuloi thelbin e planit ekspansionist të buxhetit shumëvjeçar, duke rritur objektivin e deficitit fiskal në 2.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm, tri herë më shumë se qëllimi prej 0.8 për qind, i vendosur nga administrata e mëparshme e qendrës së majtë.

Deficiti parashikohet të zbutet gradualisht në dy vitet e ardhshme, në 2.1 përqind dhe pastaj 1.8 përqind, duke mbetur shumë më lart se objektivat e rënë dakord më parë me Komisionin Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve