MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Shpresat mbyllin kualifikueset me një barazim

16.10.2018 - 20:20

Kombëtarja shqiptare U-21 ka përfunduar ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian me një barazim, teksa me një barazim 2-2 në transfertë ndaj Estonisë, mbeten të parafundit në grup.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e gjetën veten dy herë në avantazh falë dy golave të shënuar nga Taulant Seferi, por presioni i madh i vendasve rezultoi i suksesshëm në të dyja rastet me Estoninë, që na ndëshkoi në minutën e 32-të dhe në të 87-tën.

Shqipëria e mbyll në vendin e parafundit në renditje me shtatë pikë pas dhjetë takimesh, ku kemi regjistruar vetëm një fitore, katër barazime dhe pesë humbje, një ecuri kjo që duhet përmirësuar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Estoni – Shqipëri 2–2

Livak 32’, Kusk 87’ / Seferi 12’ 80’

Shqipëria: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Kryeziu (Doka 46’), Laci, Seferi, Bare, Mucolli, Mala (Selahi 80’), Sahiti (Zeka 46’). Tr. Alban Bushi

Të gatshëm: Abibi, Ramadani, Lindon Selahi, Hebaj, Albi Doka, Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U-21, Eliminatoret e “Euro 2021”

Keqardhje, Shqipëria nuk reziston deri në fund…

Shënuesi ynë feston me shqiponjë

Kombëtarja U-21 e pëson në fund nga Italia