Ndonëse ndeshjet janë zhvilluar në vendin tonë, Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani nuk ka marrë asnjë pikë në 3 ndeshje për kualifikueset e Kampionatit Europian, duke mbetur e fundit. Një ecuri e dobët e kuqezinjve të kësaj moshe.
Kuqezinjtë U-19, pasi janë mposhtur nga Ukraina dhe Sllovakia më parë, sot janë mundur 0-1 në Durrës nga Norvegjia, e cila ka siguruar vendin e dytë vetëm falë golaverazhit dhe kalon më tej.
Një gabim i bërë në mbrojtje në minutën 30-të u shfrytëzua nga nordikët, që realizuan përmes Botheim. Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 dhe gjithë ndeshje ishte në favor të Norvegjisë.
SHQIPËRI U19 – NORVEGJI U19 0-1
31′ Bothaim
SHQIPËRIA: Alia, Ismajlgeci, Pjetri, Isufi, Doda, Rama, Lakti (82′ Frroku), Çelhaka (74′ Koci), Gkertsos (56′ Halili), Karica, Nezha. Trajner: E. Bogdani.
NORVEGJIA: Klaeson, Evjen, Sandberg, Fredriksen, Ugland (87′ Rosler), Bothaim (78′ Larsen), Stenevik, Kristensen, Daland, Solbaken, Tagseth (87′ Bildoj). Trajner: P. Johansen
Kartonë të verdhë: Çelhaka / Ugland, Kristensen, Solbaken