MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Shqipëria jo barrierave kufitare me Kosovën

27.10.2018 - 17:00

Kosovë

Në kufirin Kosovë-Shqipëri po krijohen në vazhdimësi plotë barriera për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe për Pandeli Majkon ky kufi është sikurse ai me Greqinë.

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, thotë se qeveritë shqiptare duhet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, që do të ishte një ndihmues i jashtëzakonshëm për rritjen e këmbimeve dhe investimeve.

Serbi

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, ka deklaruar se është shumë i rëndësishëm qëndrimi gjerman për çështjen e Kosovës.

Gojkoviç në një intervistë për televizionin “Prva”, ka thënë se duhet marrë shumë seriozisht deklaratën e deputetit të Bundestagut Gjerman, Peter Beyer, i cili kishte deklaruar se “Serbia duhet de jure ta pranojë si shtet sovran Republikën e Kosovës, përndryshe nuk do të hyjë në BE, sepse Gjermania është ndoshta anëtari më i rëndësishëm i BE-së”.

Kosova

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të papërgjegjshëm përpjekjen e opozitës për të rrëzuar Qeverinë kur pritet heqja e vizave, transformimi i FSK-së në ushtri dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë.

Ai ka thënë se këtë vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje, duke shtuar se kanë punë të tjera për të bërë.

Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Policisë së Maqedonisë kanë njoftuar se të hënën do të mbajnë marsh tri orësh në qendër të Shkupit për kthimin e dinjitetit në polici.

Vend takimi i marshit është para Radio Televizionit të Maqedonisë në orën 09:30 ku me automjete të policisë do të kalohet “Mavrovarja”, përmes urës “Goce Dellçev” deri në Qeveri.

Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka marrë me shqetësim vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakove të ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe ka paralajmëruar se një vendim i tillë kërcënon stabilitetin e Ballkanit.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, Rusia disa herë ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se pretendimet e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, ku në Kosovë mund të ketë vetëm forca ushtarake shumëkombëshe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Maqedoni

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, një shtetas nga Shqipëria është arrestuar gjatë hyrjes së tij në vend. Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të INTERPOL-it.

M. L., 33-vjeç është arrestuar dje në kalimin kufitar Bllacë e Poshtme gjatë hyrjes në Maqedoni. /Konica.al/