MENU
klinika

Vendimi për marrëdhëniet diplomatike

Shqipëria në marrëdhënie me ishullin e llogarive bankare

10.10.2018 - 22:35

Në mbledhjen e qeverisë është marrë sot vendimi që Shqipëria të krijojë marrëdhënie diplomatike me Saint Kitts dhe Nevis.

Ky vendim ka hyrë me urgjencë në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Për të gjithë ju që nuk e dini se çfarë është ky shtet thuajse i pa dëgjuar, ju bëjmë me dije se janë ishuj në Oqeanin Atlantik.

saint-kit-dhe-nevis-konica.al
saint-kit-dhe-nevis-konica.al

Ky është shteti sovran më i vogël në hemisferën perëndimore, ndërsa është pjesë e Komonuelthit të Mbretëreshës Elisabeta e II-të.

Kryeqyteti është Basseterre në ishullin më të madh të Shën Kitts. Ishulli më i vogël i Nevisit është afërsisht 3 km në juglindje të Shën Kitts, i lidhur me një kanal të cekët të quajtur “The Narrows”.

Shën Kitts ishte shtëpia e kolonive të para britanike dhe franceze në Karaibe, dhe kështu u titullua edhe “Kolonia e Nënave të Indive Perëndimore”.

Ishulli është i njohur për llogaritë e shumta bankare offshore.

vendimi-konica.al
vendimi-konica.al