MENU
klinika

Bashkëpunimi gjyqësor

Shqipëria pjesë e Eurojust, Gjonaj: Fuqizon luftën kundër krimit

05.10.2018 - 18:31

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Eurojust, agjencisë së Bashkimit Evropian e cila merret me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale midis shteteve anëtare. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran kanë nënshkruar sot marrëveshjen për të fuqizuar bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust.

Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan që bëhet pjesë e kësaj agjencie. Vendi ynë do të përfitojë nga aksesimi i sistemeve informative të Eurojust-it si dhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe provave ndërmjet prokurorëve dhe hetuesve nga e gjithë Europa.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes merrnin pjesë edhe Komisionerja e BE për çështjet e Drejtësisë, vera Jouroa dhe Ministri i Drejtësisë së Austrisë, vendit që mban presidencën e BE, Josef Moser.

Duke marrë fjalën në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh: “Marrëveshja me EUROJUST do të sjellë një përmirësim cilësor në kryerjen e hetimeve transnacionale. Do të mundësojë që ekipet e prokurorisë shqiptare të forcojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre nga vendet anëtare të BE dhe vendet e tjera që janë pjesë e kësaj strukture, duke përfshirë edhe partnerët tanë rajonalë Maqedoninë dhe Malin e Zi, do të rrisin shkëmbimin e informacionit gjyqësor dhe do të lejojnë Shqipërinë të dërgojë një prokuror ndërlidhës të përhershëm në Eurojust, në Hagë. Kjo do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në rezultatet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, do të rrisë besimin në kapacitetet tona hetimore dhe do të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian “.

Me marrëveshjen e sotme, Shqipëria do të përfitojë nga aksesimi i sistemeve informative të Eurojust-it, si dhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe provave ndërmjet prokurorëve dhe hetuesve nga e gjithë Europa. Marrëveshja krijon mundësinë për të caktuar në Prokuror Ndërlidhës tek Eurojust-i në të ardhmen e afërt për të përmirësuar më tej bashkëpunimin.

Qysh nga viti 2015, Shqipëria është përfshirë në 33 hetime ndërkombëtare në krime të rënda ndërkufitare, të mbështetura nga Eurojust-i, kryesisht në lidhje me grupet e krimit të organizuar që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve dhe krimet kundër jetës, paprekshmërisë fizike dhe lirisë personale, si vrasje me dashje, rrëmbim dhe trafikim i paligjshëm i organeve të njeriut.

Ndërkohë që prej vitit 2017, Shqipëria ka marrë pjesë edhe në dy ekipe hetimi të përbashkët, duke përfshirë një me Italinë. Bisedimet formale për hyrjen në një marrëveshje bashkëpunimi filluan më vitin 2016.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës