MENU
klinika

Asgjë për Justin Bieber...

Shtëpi me qira 100 mijë dollarë në muaj

08.10.2018 - 18:14

Një shtëpi me katër dhoma, shtatë tualete dhe pamje nga liqeni, ndoshta në Tiranë nuk do të shkonte më shumë se 5 mijë euro në muaj, por në Los Anxhelos shkon në 100 mijë dollarë.

Ndoshta mendoni se askush nuk do të bënte një shpenzim të tillë, por për Justin Bieber nuk është asnjë problem. Këngëtari e ka firmosur tashmë kontratën e majme për shtëpinë në Los Anxhelos, ku do të jetojë me të fejuarën Hailey Baldwin.

Justin ende nuk është i vendosur se ç’do të bëjë. Nuk dëshiron të jetojë më nëpër hotele, por as nuk është ende gati të nxjerrë një thes me para për të blerë një shtëpi në LA”, -tha burimi për “TMZ”-në.

Para disa javësh dolën spekulimet se Justin Bieber ka blerë një shtëpi 5 milionë dollarëshe në Ontario të Kanadasë për t’u shpërngulur me të dashurën Hailey, por tashmë këto zëra bien poshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet konfirmimi

Martohet Justin Bieber?!