Tifozët shkodranë kanë shpresuar te ndonjë mrekulli tek ekipi i të rinjve 19- vjeçarë, por Vllaznisë së kësaj kategorie i duheshin 3 gola për të përmbysur shifrat e humbjes së parë në Kazakistan.
Fjala është për ndeshjen e kthimit Vllaznia-Astana, e vlefshme për play-off të Europa League të kësaj grupmoshe, teksa e para kishte përfunduar 3-1 për miqtë. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia U-19 ka humbur përsëri, kësaj here me rezultatin 0-4.
Në minutën e 37-të kazakët kanë shënuar me goditje këndi, me anë të Zumadilov, teksa e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1. Shkodranët kanë pasur epërsi të lehtë, por pa mundur të konkretizonin.
Në pjesën e dytë, teksa pritej goli i shkodranëve për t’u futur në lojë, vjen goli i dytë i kazakëve me anë të Sagnayev në minutën e 61-të. Po ky futbollist do të shënonte edhe dy gola të tjerë më pas, duke e mbyllur sfidën 0-4.