MENU
klinika

Champions League

Sot Barça-Inter, PSG-Napoli dhe jo vetëm…

24.10.2018 - 11:50

Mbrëmja e së mërkurës në Champions League sjell duele të tjera të forta, ku natyrisht spikat Barcelona-Inter, por nuk mbeten pas edhe PSG-Napoli, Dortmund-Atletico Madrid apo sfida të tjera.

GRUPI B

Barcelona dhe Inter kryesojnë grupi dhe sonte do të përballennë “Camp Nou”, me Inter që do të kërkojë të përfitojë nga mungesa e Leo Messi-t për të marrë fitoren e parë në fushën e katalanasve që nga janari i 1970-ës, e arritur në Kupën UEFA, e njohur në atë kohë si Kupa e Panaireve.

Barcelona ka fituar tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Inter pa pësuar gol dhe ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit direkte me zikaltrit (3 fitore, 2 barazime, 1 humbje).

Vendasit kanë marrë 2 fitore dhe 2 barazime në takimet e luajtura në të gjitha kompeticionet dhe kanë humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e luajtura në Champions League (6 fitore, 3 barazime, 1 humbje).

Barcelona nuk ka pësuar gol në pesë nga këto ndeshje. Pavarësisht nga kjo, ata kanë pësuar gol në tetë nga 11 ndeshjet që kanë luajtur në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Inter i ka fituar tri ndeshjet e fundit të Champions League me rezultatin 2-1. Për sa i takon takimeve të luajtura larg shtëpisë në të gjitha kompeticionet, Inter ka fituar katër të fundit dhe do të synojë të marrë të pestën radhazi për herën e parë që nga nëntori i 2012-ës.

Protagonistët e mundshëm

Luis Suarez ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asiste në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Mauro Icardo ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë një asist në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

Statistika

– Barcelona ka fituar 25 nga 27 ndeshjet e fundit të Champions League që ka luajtur në shtëpi (25 fitore, 2 barazime) që nga humbja e pësuar ndaj Bayern Munich në maj të 2013-ës, duke shënuar 85 gola në total dhe duke pësuar vetëm 13.

– 32 nga 52 fitoret e marra nga Inter në Champions League (62%) kanë ardhur me një gol diferencë, duke përfshirë nëntë të fundit, ndërsa Barcelona ka marrë fitore me një gol diferencë në vetëm 40 nga 140 fitoret e arritur në Champions (29%).

– Të dy skuadrat kanë shënuar gol në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura nga Barcelona në të gjitha kompeticionet, me shtatë nga ato sfida që kanë sjellë 2.5 gola për takim.

PSV-Tottenham

Ndeshja tjetër e këtij grupi është PSV-Tottenham. Edhe kjo një sfidë e fortë, një ndeshje ku ndoshta rezultati që nuk u bën punë është barazimi, sidomos për anglezët, që shihen si favoritë, pavarësisht se luajnë në transfertë.

GRUPI C              

Carlo Ancelotti është kthyer në Paris, teksa Napoli i tij do të sfidojë PSG-në dhe do të kërkojë të mbrojë vendin e parë në Grupin C. Francezët do të paraqiten në këtë ndeshjes pas një fitoreje 5-0 të marrë në kampionat fundjavën e kaluar dhe pasi kanë shënuar 49 gola në 13 ndeshje zyrtare të luajtura në këtë sezon (12 fitore, 1 humbje), duke pësuar vetëm dhjetë dhe duke mbajtur të paprekur rrjetën e portës në pesë takime.

Gjithsesi, PSG ka humbur katër nga pesë transfertat e fundit që ka luajtur në Champions League (1 fitore, 4 humbje), duke përfshirë këtu edhe humbjen 3-2 të pësuar kundër Liverpool në ndeshjen e parë të grupit.

Por situata ndryshon për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi, me “Le Parisiens” që kanë humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit ( fitore, 3 barazime, 1 humbje) dhe kanë humbur vetëm 2 që nga 2012-a në 29 takime të Champions që kanë luajtur në shtëpi (19 fitore, 8 barazime, 2 humbje).

Ndërkohë, Napoli do të kërkojë të fitojë ndeshjen e dytë radhazi në Champions League për herë të parë që nga shtatori i 2016-ës, por nuk ka fituar asnjë nga pesë transfertat e fundit të luajtura në këtë kompeticion (4 fitore, 1 humbje). Gjithsesi, ata kanë fituar katër ndeshjet e luajtura kundër skuadrave franceze.

Miqtë kanë humbur vetëm 2 nga 10 ndeshjet e fundit zyrtare që kanë luajtur në transfertë (7 fitore, 1 barazim, 2 humbje). Ky takim pritet të ketë shumë gola, duke parë se në nëntë nga dhjetë ndeshjet e luajtura nga PSG në të gjitha kompeticionet janë shënuar mbi 3.5 gola për takim.

Liverpool-Crvena Zvezda

Pas humbjes së pësuar në fushën e Napoli-t, Liverpool pret Crvena Zvezda. Skuadra e Klopp nuk ka pësuar asnjë humbje në 17 ndeshje europiane të luajtura në shtëpi (12 fitore, 5 barazime) dhe ka shënuar 11 gola në tre takimet e fundit të luajtura në Champions League.

Gjithashtu, në nëntë fitoret e fundit të mara në “Anfield” (në të gjitha kompeticionet), Liverpool ka shënuar 3 ose më shumë gola në tetë sfida. Për më tepër, anglezët kanë një diferencë golash +7 (8-1) në pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të këtij sezoni që kanë luajtur në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Këto dy skuadra janë ndeshur në vitin 1973, me Crvena Zvezdan që ka eliminuar Liverpool. Ajo ka qenë edhe hera e vetme që “Të Kuqtë” janë përballur me një ekip serb.

Crvena ka luajtur 17 ndeshje kundër ekipeve angleze në Europë, duke marrë 6 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Ndërkohë, tetë golat e shënuar nga Liverpool në pjesët e para të ndeshjeve të luajtura në këtë sezon janë shënuar para minutës së 30-të.

GRUPI A

Dortmund dhe Atletico Madrid kryesojnë me pikë të barabarta grupin dhe do të përballen për herë të parë në më shumë se 20 vite. Në përballjen e tyre të fundit të dyfishtë (1996/97), të dy skuadrat kanë marrë nga një fitore në shtëpi, me Dortmund-in që ka fituar për herë të parë Champions League atë sezon.

Gjermanët kanë fituar pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi dhe nuk kanë humbur asnjë nga tetë ndeshjet e luajtura në kampionat deri tani (6 fitore, 2 barazime). Për më tepër, ata kanë shënuar 3 ose më shumë gola në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit. Atletico Madrid, nga ana tjetër, nuk ka pësuar asnjë humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Spanjollët kanë pësuar vetëm një humbje në La Liga (2-0 ndaj Celta Vigo), por kanë tendencën të barazojnë, me katër nëntë ndeshjet e kampionatit që janë mbyllur pa fitues (4 fitore, 4 barazime, 1 humbje).

Me një mesatare 3.3 gola për ndeshje deri tani, Dortmund ka sulmin e dytë më të mirë (pas PSG) në pesë kampionatet kryesore të Europës. Dortmund ka pësuar golin e parë pesë herë në këtë sezon, por nuk ka humbur asnjë nga ato takime, duke fituar katër prej tyre dhe duke barazuar tjetrën.

Club Brugge – Monaco

Sfidë interesante edhe ajo mes belgëve të Club Brugge dhe francezëve të Monaco. Belgët kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e krizës së Monaco, që rrezikon të të bjerë nga Ligue 1. Fituesi i kësaj sfide me shumë mundësi do të kalojë të luajë në Europa League, prandaj ka shumë rëndësi.

GRUPI D

Një nga grupet më të ekuilibruara por që ndoshta sfumohet për nga rëndësia nga mungesa e pretendentëve kryesorë për të fituar Champions, edhe pse Porto ka arritur të triumfojë një herë. Portugezët do të kenë një transfertë të vështirë me rusët e Lokomotiv Moskë.

Një sfidë e barabartë ajo mes Galatasaray dhe Schalke-s. Turqit do të kërkojnë edhe njëherë tjetër të shfrytëzojnë faktorin fushë. Barazimi do t’i mbante në lojë dy ekipet për kualifikim, por vështirë se do të vinte kush bast për këtë rezultat. Një duel që me siguri do të lërë gjurmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN