MENU
klinika

Formula 1

Surpriza në Austin, fiton Raikkonen

21.10.2018 - 22:01

Gara e Formula 1 në Austin të Amerikës ka përfunduar me surpriza, teksa ka triumfuar Kimi Raikkonen, ndërsa në vendin e dytë është renditur Max Verstappen. Vetëm vendi i tretë për Lewis Hamilton dhe pas tij u rendit Sebastian Vettel.

Ferrari kthehet fitues, por jo për Vettel, që thuajse ka dalë jashtë loje për titullin kampion, sepse Hamilton sërish është renditur para tij. Starti ishte i mrekullueshëm nga Kimmi Raikkonen, i cili merr pjesën e brendshme të pistës për të parakaluar Leëis Hamilton në kthesën e parë.

Finlandezi i Ferrari-t merr kryesimin e garës, por shoku i tij i skuadrës bën një tjetër aksident! Sebastian Vettel rrotullohet në tentativën për të kaluar Daniel Ricciardo-n dhe zbret në pozicionin e 15-të.

Gjithsesi, Vettel fillon të fitojë pozicione dhe shkon deri në vend të pestë. Kimmi vazhdon ta ruajë vendin e parë, por Hamilton është gjithmonë aty, i rrezikshëm dhe gati për të përfituar.

Gjatë garës, pozicionet e para ndërrohen shpesh në varësi të pit stopeve. Në dhjetë xhirot e fundit Raikkonen ruan kryesimin ndërsa Hamilton zbret në vend të tretë, me Verstappen që katapultohet në vend të dytë.

Gara është shumë e fortë, Vettel vazhdon të mbetet në vend të pestë dhe e ka shumë të vështirë të parakalojë Bottas, por e bën në fund. Dy xhiro përpara fundit Hamilton ka mundësinë më të mirë për të fituar kampionatin, por tregohet i paduruar dhe në fund e lënë në baltë gomat. Festa shtyhet për në Meksikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN