MENU
klinika

Detajet

Telefoni i Kaçifas i zhdukur, Krimet e Rënda marrin çështjen

30.10.2018 - 10:41

Telefoni i Konstandinos Kaçifas nuk është gjendur ende, kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mendohet se telefoni i viktimës mund të japë detaje dhe informacione të rëndësishme, duke hedhur kështu dritë mbi ngjarjen.

Po ashtu bëhet e ditur se kërkesa e familjes së 35-vjeçarit për mjek ligjor grek nuk është pranuar nga prokuroria e Gjirokastrës për shkak kompetencash pasi çështja është në ndjekje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë.