MENU
klinika

Kampionati maqedonas

Tension në Shkup, Shkëndija thyen Vardarin

21.10.2018 - 17:10

Shkëndija e Tetovës ka reaguar pikërisht kur duhet, në momentin më kulminant, teksa ka thyer në transfertë rivalët e përjetshëm në kampionatin maqedonas. Në javën e 10-të u përballën dy ekipet e kreut, Vardar dhe Shkëndija e Tetovës, ku miqtë fituan 0-2 në një takim me sherr dhe tension.

Në fund të pjesës së parë, pas golit të ish-sulmuesit të Kukësit, Izair Jemini, pati tension në fushën e lojës, ku lojtarët e Vardarit shkaktuan trazira. Goli e Jeminit ishte i diskutueshëm, pasi ishte në vijë fatale dhe ky gol ishte shkak i tensionit në fushë.

Në fund të sfidës, Shkëndija e Tetovës do të triumfonte 0-2, duke rihapur kampionatin dhe duke shkurtuar diferencën në krye të tabelës në katër pikë, dhe kjo fitore duket se do të jetë kthesa për kuqezinjtë.

 

Në takimet e tjera, Shkupi ka triumfuar 2-0 në fushën e saj. Golat nga Serginho dhe Storkovski kanë mjaftuar që shkupianët të marrin tri pikët e radhës. Ekipet shqiptare po i japin tonin kampionatit maqedonas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN