MENU
klinika

Protesta në Mengel të Elbasanit

Video/ Tensionohet protesta për shkollën, fëmijët të lodhur

02.10.2018 - 16:58

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjeçare në Mengel të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës së tyre, të dëmtuar nga tërmeti i  para një viti.

 

Protesta ka nisur qe prej orës 12:00 në mesdite dhe vazhdon ende, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve është rënduar për shkak të lodhjes dhe urisë.

Protestuesit janë ulur sot në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe për pasojë kanë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Në protestë merr pjesë edhe deputeti i PD, Luciano Boci, ndërsa në disa raste ka pasur konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë së Policisë Vendore ka mbërritur te protestuesit për të negociuar. Gjithashtu Drejtori i policisë, Altin Qato është takuar me deputetin e PD Luçiono Boçi.

 

Sipas specialistëve, shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion forcues të strukturave pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit, por rreth 200 nxënës e kanë bojkotuar këtë transport në shkollat e tjera.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN