MENU
klinika

Bundesliga, java 7

Tjetër përmbysje fantastike e Dortmund

06.10.2018 - 18:04

Nuk po përmbahet Borussia Dortmund. Fitoi 7-0 para dy javësh në kampionat, përmbysi 2-4 Leverkusen në transfertë, fitoi në mesjavë në Champions 3-0 dhe sot përmbysja tjetër spektakolare 4-3 ndaj Augsburg.

E sotmja ishte ndeshje historike që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit gjerman. Borussia Dortmund ka përmbysur gjithçka në sekondat e fundit të takimit. Sfida mes Dortmund dhe Augsburg ishte një reklamë për futbollin, me Paco që nuk do ta harrojë këtë tripletë në jetën e tij.

Ishte një pasdite që do të mbahet mend gjatë në kampionatin gjerman dhe padyshim që kjo ndeshje ka hedhur kandidaturën për një nga më të bukurat e sezonit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Finnbogason. Pas pushimit Paco Alcacer ka barazuar gjithçka pas një ore lojë. Por talenti Max ka rikthyer avantazhin e vizitorëve në minutën e 71’. Në 10-të minutat e fundit ishte finalja e madhe.

Paco rivendos barazimin përpara se Mario Gotze të kalonte vendasit në avantazh për të parën herë. Por të besuarit e Favre nuk kanë arritur të ruajnë avantazhin teksa tre minuta më pas Augsburg ka barazuar me Gregoritsch. Por në aksionin e fundit të ndeshjes vendasit kanë gjetur golin me e Paco që sot është heroi i tifozëve të çmendur të Dortmund.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN