Lajmi i shpërthimit të helikopterit të pronarit të Leicester ka tronditur botën e futbollit dhe Anglinë në veçanti. Helikopteri i presidentit të “Dhelprave”, Vichai Srivaddhanaprabha, u përfshi në fjalë një orë pas ndeshjes me West Ham në parkimin e “King Power Stadium”.
Sipas “Sunday Telegraph”, shkak i incidentit të tmerrshëm ishte një defekt teknik. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa nga lojtarët e Leicester, mes të cilëve edhe portieri Kasper Schmeichel.
Srivaddhanaprabha ishte brenda në helikopter në momentin kur ai u rrëzua rreth orës 21:30, mbrëmë. Këtë gjë e ka bërë të ditur një burim nga familja për median britanike BBC.
Ende nuk dihet nëse ka qenë edhe dikush tjetër nga familja, nga bordi apo staf tjetër i klubit brenda helikopterit, pasi që Policia e Anglisë nuk i ka bërë ende detajet dhe aksidentit publik.
Leicester ka barazuar në shtëpi kundër West Ham United me rezultat 1-1. Ndeshja kishte filluar në orën 18:30 dhe kishte përfunduar një orë para se të nisej helikopteri i pronarit të klubit.