MENU
klinika

Ligji për FSK-në

“Transformimi i FSK-së në ushtri, pa asnjë mëdyshje”

01.10.2018 - 18:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi sot ambasadorët e vendeve të Kuintit, përkatësisht SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit në rajon, për çështjet e dialogut me Serbinë, INTERPOL-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe liberalizimit të vizave, njofton  Zyra e Presidentit.

Në këtë takim, presidenti Thaçi tha se e mirëpret “përkrahjen unike të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun dhe negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa paragjykuar apo kushtëzuar epilogun e tyre“.

E mirëpres qëndrimin tuaj unik, se dialogu është rruga e vetme për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Suksesi i këtij procesi varet nga uniteti politik në Kosovë, por në masë të konsiderueshme edhe nga uniteti i shteteve të Kuintit”, u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi po ashtu tha se Kosova është afër finalizimit të procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ndërsa për çështjen e liberalizimit të vizave tha se është e rëndësishme që të mos ketë vonesa në marrjen e “vendimit meritor për qytetarët e Kosovës”.

Zyra e Presidentit njofton se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në 3 ligje për zgjerimin e mandatit të FSK-së.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pas votimit në Qeveri, procesi ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë