MENU
klinika

Nga New York Times

Trump, në krye të paturpësive të qeverive autokratike…

19.10.2018 - 14:45

Qeveria e Arabisë Saudite ka vrarë një gazetar të shquar brenda një ambasade të saj në Stamboll, sipas të gjitha provave deri më tani. Qeveria e Rusisë duket se ka vrarë kritikë të shumta në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit. Qeveria e Kinës ka ndaluar kreun e Interpolit, agjencisë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Paturpësia e qeverive autokratike është në rritje. Dhe Presidenti Trump është në krye të gjithë kësaj. Ai e kupton autoritarizmin dhe dhunën, ndonjëherë edhe nxit përdorimin e saj. Ai nuk kujdeset aspak për vlerat themelore demokratike, si liria dhe dinjiteti njerëzor. Ai ka bërë një zgjedhje për ta rrëzuar totalisht autoritetin moral të Amerikës.

Ose të paktën kjo është pikëpamja ime. Kolegu Ross Douthat ka një vështrim disi ndryshe. Në episodin e kësaj jave të podcastit “The Argument”, dolën më në pah këto dallime. Ju gjithashtu do të dëgjoni atje Michelle Goldberg kur arumenton përse ajo kurrë nuk besoi se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ishte një reformator i vërtetë, dhe Thomas Friedman të flasë e të thojë se ai kishte shpresa të mëdha dhe pse tani shpresat janë zhdukur.

Historia Khashoggi është epiqendra e vëmendjes së medias këto kohë.

“Për këtë trend drejt represionit nuk mund të fajësohen tërësisht Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të shkëputet faji tërësisht nga Shtetet e Bashkuara,” shkruan Max Boot në The Washington Post. “E vetmja gjë që ka rëndësi për këtë president është se si udhëheqesit e tjerë e trajtojnë atë, se si i trajtojnë njerëzit e tyre apo  fqinjët është krejtësisht e parëndësishme”.

Nëse Kongresi do të donte të ndëshkonte Arabinë Saudite, cilat janë opsionet? Sanksionet mbi naftën thotë Amy Myers Jaffe i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Samantha Gross nga Instituti Brookings është më skeptike. “Trump nuk mund të përballojë çmime të ulëta të naftës dhe çmime  të larta benzine pikërisht në një periudhë para zgjedhjeve afatmesme”, tha ajo për episodin e djeshëm të podcast-it “5 on 45”.

Së fundi, The Washington Post publikoi shkrimin e fundit të Khashoggi, shkruar para zhdukjes së tij dhe tingëllon si një paralajmërim…

David Leonhardt është ish-shef i Byrosë së Uashingtonit për Times, dhe ishte redaktor themelues i The Upshot. Ai fitoi çmimin Pulitzer 2011 për komentet dhe shkrimet lidhur me krizën financiare.