MENU
klinika

Flet Mevlüt Çavuşoğlu

Turqia thirrje BE-së: Mos bëni hapa prapa

04.10.2018 - 12:08

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun holandez Stef Blok në Ankara, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO dhe porositi se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i japë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor.

Shefi i diplomacisë turke tha se rezultati i referendumit është vendim i popullit të Maqedonisë dhe kjo duhet respektuar nga të gjithë, ndërsa shtoi se NATO-ja dhe BE-ja nuk duhet të hedhin hap mbrapa nga bashkëpunimi me Maqedoninë për shkak të rezultatit të referendumit.

Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO, ndërkohë që BE-ja duhet t’i japë rëndësi më të madhe Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri i jashtëm turk Çavuşoğlu.

Referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni u mbajt pas Marrëveshjes së qershorit midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parashikon ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore si kusht kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Referendumi rezultoi me pjesëmarrje të ulët prej 36,91 për qind, prej të cilëve 91,46 për qind votuan “për”.