Kunati i Kostandinos Kaçifas nxjerr në dritë të tjera detaje nga ngjarja, 4 ditë pas vrasjes së minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës.
Në një intervistë për mediat greke Vangelis Sakelarakis tha se 35-vjeçari ishte qëlluar në këmbë teksa ishte me krahë hapur (duke nënkuptuar se ishte dorëzuar).
Sakelarakis theksoi se homogjeni grek gjithashtu kishte mundësi për të ikur në Greqi nga mali, por vendosi të kthehet në fshat dhe do të dorëzohet. “Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur”, -tha kunati i 35-vjeçarit, duke iu referuar deklaratave të mjekut ligjor nga Janina Theodore Vujuklaki që dje pa trupin e të ndjerit në spitalin e Gjirokastrës.
Sipas kunatit, Katsifas kishte mundësi për të ikur në Greqi nga mali ku ai ishte, por vendosi të kthehej në fshat, pasi do të dorëzohej.
Ai shton se; “kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra”. Sakelarakis argumentoi gjithashtu se Katsifas nuk vrau askënd dhe është e paqartë se kujt ia drejtonte armën.
Ai më tej ka thënë se Kostandinos Katsifas ishte në shënjestër nga shqiptarët pasi konsiderohej si nxitës i minoritetit ndërsa donte të ndërtonte një kishë. Sipas Sakelarakis, policët shqiptarë terrorizuan për pesë orë prindërit e 35-vjeçarit dhe në fund grabitën nga shtëpia dhe dy thasë arra dhe shegë që ishin mbledhur Konstantinos.