MENU
klinika

Përgjimet nga "Vol-vo 4"

Urdhër arresti për Dakon? Përgjigjet Prokuroria

25.10.2018 - 16:29

Këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme, Denion Ndrenika ka sqaruar gjithçka në lidhje me urdher arrestin e pretenduar nga opozita, për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai është shprehur se “nuk ka patur asnjë masë për Dakon”.

Dako është vënë së fundi në qendër të akuzave të opozitës sipas së cilës kryebashkiaku i Durrësit, rezulton të jetë zbuluar në përgjimet e prokurorisë në dosjen ‘Vol-Vo 4”, në kuadër të së cilës policia ka arrestuar 34 persona.

vangjush dako-konica.al
vangjush dako-konica.al

Ndërsa demokratët pretendojnë se po fshihet urdhër-arresti për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në vijim Këshilltari i Prokurorisë së Përgjithshme nuk pranoi të komentojë nëse kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është ose jo nën hetim në lidhje me këtë dosje.

Një ditë më parë, por edhe gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se po pengohen hetimet për Kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe për këtë po shpenzohen miliona për fshehjen e fletë-arresteve.

Basha e konsideroi Vangjush Dakon si ‘peshkun e madh’ të kësaj dosjes ‘Vol-Vo4’, ndërsa u shpreh se po shpenzohen para për ta mbrojtur atë, e po jepen miliona për të hequr fletë-arrestet.