MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Ushtria e Kosovës rrit numrin e pjesëtarëve

23.10.2018 - 21:29

Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 18 tetor kanë votuar me shumicë votash që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të transformohet në Ushtri të Kosovës.

Me transformimin e FSK-së në ushtri pritet që ta rris edhe numrin e pjesëtarëve të kësaj force.

FSK

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Maqedoni

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së, George Robertson, ka mbajtur fjalim dje në Këshillin Atlantik, ku tha se ka ardhur momenti që në Maqedoni të gjithë duhet të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të vendit.

Sipas tij, nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi, e njëjta nuk do të përsëritet në 30 ose 40 vitet e ardhshme.

Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, ka deklaruar se çdo histori rreth kërkesës për pranimin e Kosovës në Interpol paraqet politizimin e kësaj organizate.

Sipas mediave serbe, pranimi i mundshëm është shkelje e Rezolutës 1244.

Mali i Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të marten në takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Haradinaj ka njoftuar ministrin Boshkoviq rreth hapave të ndërmarrë për tranzicionin e FSK-së dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira ndërfqinjësore.

Maqedoni

Këtë të premte pritet që qeveria t’i dorëzojë në Kuvendin e Maqedonisë ndryshimet kushtetuese. Kjo është faza e radhës, pas vendimit të 80 deputetëve të cilët miratuan nevojën për ndryshim të Kushtetutës.

Pas dorëzimit në Kuvend, çdo ndryshim do të duhet të kalojë në komisione dhe sipas rregullores, nga dita e dorëzimit të amendamenteve në Kuvend deri në seancën plenare duhet të kalojnë së paku 30 ditë. /Konica.al/