MENU
klinika

Miqësorja

Vetëm raste, Shqipëria ngec me Jordaninë

10.10.2018 - 21:55

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të shënojë gol ndaj Jordanisë dhe, për pasojë, miqësorja e zhvilluar në “Elbasan Arena” ka përfunduar në barazim pa gola. Raste pa fund, por në fund vlen goli, që mungoi për kuqezinjtë.

Kuqezinjtë kishin djem të rinj në fushë, të ndërthurur me eksperiencën e Lilës dhe Mavrajt, me këtë të fundit që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit deri në momentin që është zëvendësuar, teksa më pas shiriti ka kaluar te portieri Berisha.

Në pjesë e parë Eros Grezda ka humbur dy mundësi të pastra shënimi, ndërsa në pjesën e dytë është zëvendësuar. Jo vetëm pjesa e parë, por e gjitha ka folur për Shqipërinë, por ku për paaftësi të lojtarëve tanë, ku për mungesë fati, topi nuk ka hyrë në rrjetën e Jordanisë, sic ishte rasti kur Uzuni goditi shtyllën.

 

Miqtë shumë pak kanë bërë për të shënuar, teksa janë mbrojtur gjatë gjithë kohës dhe në fund kanë arritur të marrin një barazim, që duket rezultat i mirë, duke qenë se ndeshja u luajt në Elbasan. Pas 4 ditësh Shqipëria do të luajë në Izrael ndeshjen zyrtare për Ligën e Kombeve, e treta në grup.

Shqipëri – Jordani    0-0

Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Manaj, Grezda (Balaj 46′), Xhaka (Ndoj 46′), Mavraj (Dermaku 54′), Binaku (Lenjani 61′), Mihaj (Veseli 7′), Ramadani (Uzuni 46′), Gavazaj.

Jordania: Yasin, Shilbaya, Khattab, Abdel Rahman (Al Mardi 61’), Al Arab, Al Murjan (Ta’amari 79′), Al Samrieh (Al Raëashdeh 66’), Al Bakheet, Al Basha (Marei 81′), Ahmad Ersan.

Kartonë të verdhë: Lila 80′, Manaj 90′ / Al Bakheet 87′, Bani Ateyah 89′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri për fitoren ndaj Izraelit

Panucci: Vlejnë zyrtaret dhe jo miqësoret!