MENU
klinika

Flasin ekspertët

Vetting-u ngec/ Faji i politikanëve

21.10.2018 - 17:02

Ekspertet e drejtësisë mendojnë se vettingu po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa njerëzit e politikës e shohin të gjithë këtë si një tentative për të vonuar ngritjen e SPAK.

Nga hapja e procesit janë shkarkuar 25 gjyqtare e prokurorë dhe janë konfirmuar 25 të tjerë.

Por pavarësisht se para ikjes ambasadori Donald Lu parashikoi ngritjen brenda vjeshtës të qeverive të drejtësisë KLP dhe KLGJ, kjo nuk ka ndodhur.

Kanë mbetur pa u kontrolluar për në këto institucione edhe 3 kandidatë, ndërkohë që asnjë prokuror nuk i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organi i akuzës për vakancën e krijuar për një garues drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pse po ngec Vettingu?-konica.al
Pse po ngec Vettingu?-konica.al

Sezoni i dyte i vettingut po vazhdon me ritme te ngadalta. Përgjatë këtyre dy muajve kanë dalë në seanca dëgjimore vetëm pesë gjyqtarë e prokurorë, prej të cilëve vetëm prokurori i shkarkuar Bujar Hoti i përkiste listës së pretendentëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ngritja e të cilit ashtu sikurse KLGJ varet filtrat e vettingut.

Sa i takon Këshillit të Lartë Gjyqësor është e pamundur që të konsiderohet se ka përfunduar filtrimi i të 11 kandidateve përsa kohë ende nuk është kontrolluar gjyqtari i apelit Luan Dervishi, që hyri në garë pas krizës së shkaktuar nga shkarkimi i kolegëve të apelit.

“Me sa di unë procesi i vettingut po vazhdon me atë axhendë që ka qenë. Mendoj që fokusimi duhet të jetë tek kandidatet për në KLGJ dhe në KLP dhe tek anëtaret e KED që zgjedhin kandidatët për në kushtetuese dhe më pas mendoj se emergjente është që vettingu të vazhdojë jo sipas shkalleve të gjyqësorit, por sipas individëve të përfolur shpesh”, u shpreh eksperti Artan Hoxha.

E vështirë duket panorama edhe për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të cilin nuk janë vettinguar ende edhe dy kandidate që janë Shpëtim Kurti e Ramadan Troci, kurse nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme ka çelur garën edhe për një kandidat tjetër përderisa nga apelet kaloi vettingun vetëm Arben Dollapaj.

Pse po ngec Vettingu?-konica.al
Pse po ngec Vettingu?-konica.al

Dhe kur formula për në KLP kërkon më shumë se dy konkurrente nga apelet, deri më tani askush nuk ka shfaqur interes.

“Reforma është komplekse, është më shumë se sa procesi i kontrollit të gjyqtareve e prokuroreve, kështu që po ta shikosh në mënyrë komplekse unë mendoj që reforma nuk po ecën me ritmet e duhur, ajo që shikohet është se organet e reja nuk janë ngritur ende siç janë organet e reja të drejtësisë të cilat për shkaqe të politikes për të gjetur konsensus, apo nevojës për të gjetur një gjuhë ka bërë që organet e reja të mos jene ende te formuara”, tha Artan Hoxha.

Nga ana tjetër edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dalë jashtë funksionit përsa kohë kanë kaluar vetëm dy anëtarë. E gjitha kjo sjellë mos renditjen e kandidateve për në Gjykatën Kushtetuese.

“Përse nuk ngrihet KLGJ, KLP, e për rrjedhim po nuk u ngrit KLP nuk ngrihet as SPAK e as BKH.

Për këtë arsye një pushteti ndihet shumë komod duke mos krijuar asnjë nga institucionet e reja, qofshin këto edhe të korruptuara politikisht siç edhe janë tani.

Pra deri këtu ka shkuar paranoja e këtij pushteti, nuk duan t’i ngrënë se kjo strategji per ta kapur politikisht ka filluar qe kur u miratuan ligjet e reformës”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Pse po ngec Vettingu?-konica.al
Pse po ngec Vettingu?-konica.al

Edhe 16 magjistratët e diplomuar në fillim te muajit do të qëndrojnë për një afat të pacaktuar pa veshur tunikën derisa të ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor që emëron gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë që emëron prokurorët.

Mazhoranca tentoi ta zhbllokonte këtë ngërç, por amendimet në ligjin përkatës nuk gjetën kompromis politik.

“Mos votimi i atij ligji nga ana e opozitës, as më pak dhe as më shumë tregoi mungesën e vullnetit për të çuar përpara reformën në drejtësi, shumë shpejt mbaron ngritja e KLGJ dhe KLP. Nuk jam në gjendje të mësoj se kur ngrihet, por besoj se brenda këtij viti”, u shpreh Ulsi Manja.

“E para është antikushtetuese, Kushtetuta parashikon fare qarte që emërimin e prokuroreve e bën KLP dhe emërimin e gjyqtarëve e bën KLD”, tha Alibeaj.

Shtatë muaj nga hapja e seancave dëgjimore për njerëzit e drejtësisë janë konfirmuar 28 prej tyre dhe 25 të tjerë janë shkarkuar.

Deri tani kanë dalë jashtë funksionimit Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, ndërsa pritet që cikloni të sjellë të njëjtat pasoja edhe në Apel.