Kanë përfunduar katër takimet e Grupit A dhe të pesta të Grupit B në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e pestë të kampionatit. Vllaznia ka luajtur në shtëpi kundër Veleçikut, një ndeshje që e ka fituar me shumë vështirësi.
Dinamo luajti në transfertë kundër Shënkollit, ndeshje kjo shumë e vështirë për kryeqytetasit, që në fund u dorëzuan dhe u mjaftuan me vetëm një pikë. Vora-Burreli ishte një ndeshje ku u panë 5 gola, me miqtë që fituan në minutat e fundit me rezultatin 2-3. Në minutat e fundit barazoi Iliria me Korabin.
GRUPI A
Vllaznia-Veleçiku1-0
50’ Junior
Shënkolli-Dinamo 0-0
Vora-Burreli 2-3
7’ Myslimi, 9’ Mashi / 37’ Levendi, 44’ Xhixhua, 87′
Ilira-Korabi 2-2
79′ Bardhi, 90′ Gjokea / 10’ Skuka, 88′ Murrja
Nuk munguan surprizat në Grupin B. Oriku dhe Besa u ndanë në paqe, me rezultatin 1-1. Të dyja skuadrat kishin mundësi për ta fituar takimin, por në fund ndanë nga një pikë. Egnatia ka marrë një fitore me shumë vlera në shtëpi kundër Tomorit. Një ndeshje shumë e luftuar për vendasit, që në fund triumfuan me rezultatin 3-2.
Pogradeci shkatërroi cërrikasit e Turbinës, me rezultatin 1-4. Një ndeshje në transfertë thuajse perfekte për pogradecarët. Edhe Bylisi ka marrë një fitore të thellë, pasi ballshiotët kanë mposhtur lehtësisht Elbasanit. Apolonia e Fierit ka lënë dy pikë në shtëpi, pasi kundër Lushnjës, nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh.
GRUPI B
Oriku-Besa 1-1
68’ Çaushaj / 56’ Çekiçi
Egnatia-Tomori 3-2
20′, 42’ Branica, 89′ Karakaci / 34’ Fradei, 69’
Turbina-Pogradeci 1-4
13’Roshi / 39’ Topllari, 52’ Pashaj, 68’ Shkulaku, 90′ Alimadhi
Apolonia-Lushnja 1-1
34’Prifti / 49’Gjyla
Bylis-Elbasani 3-0
1′, 13’Kofi, 42’ Barjamaj