MENU
klinika

Flet Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis

Vrasja e gazetarit saudit/ SHBA kërkon hetim të plotë…

28.10.2018 - 16:27

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Jim Mattis tha të dielën se ai kishte takuar ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite dhe bëri thirrje për një hetim transparent për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Vrasja e kolumnistit të Uashington Postit Khashoggi është përshkallëzuar në një krizë për eksportuesin më të lartë të naftës në botë, pasi aleatët e Arabisë Saudite kanë reaguar me zemërim.

Mattis tha se ai u takua me Ministrin e Jashtëm Saudit Adel al-Jubeir gjatë një konference në Bahrein të shtunën dhe diskutoi për vrasjen.

“Ne diskutuam për  vrasjen, për nevojën për transparence ehetim të plotë” tha Mattis për një grup të vogël gazetarësh që udhëtonin për në Pragë me të.

“Ka patur bashkëpunim nga ministri i Jashtëm Jubeir, ai tha se ne duhet të dimë se çfarë ka ndodhur” shtoi Mattis.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se dëshiron të arrijë deri në fund të rastit, duke theksuar rolin e Riadit si një aleat kundër militantëve të Teheranit dhe islamistëve, si dhe një blerës  i armëve të SHBA.

Prokurori publik i Arabisë Saudite ka thënë se vrasja e Khashoggi ishte e paramenduar, duke kundërshtuar një deklaratë zyrtare të mëparshme ku u tha se ndodhi aksidentalisht gjatë një përplasjeje në konsullatën saudite në Stamboll.

Të shtunën, Jubeir tha në Bahrein se marrëdhëniet e Rijadit me Shtetet e Bashkuara ishin “të hekurta” në mes të asaj që ai e përshkroi si “histerinë e mediave” për vrasjen e Khashoggi.

Në të njëjtën konferencë, Mattis kishte fjalë të ashpra për Arabinë Saudite, duke thënë se vrasja shkatërroi stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe se Uashingtoni do të merrte masa shtesë ndaj atyre që ishin përgjegjës.

Më parë këtë muaj Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo u takua me mbretin saudit dhe princin për të diskutuar çështjen.

Ndërkohë shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore sigurojnë armë, karburant nga Arabia Saudite, ndaj e kanë mbështetur aleatin e tyre.

Ndërsa Gjermania është zotuar të ndalë të gjitha eksportet e armëve gjermane në Arabinë Saudite derisa të shpjegohet vrasja e Khashoggi, dhe këtë shembull duket se do e ndjekin edhe vende të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon të dijë ku ndodhet trupi i gazetarit

Erdogan po shton presionin ndaj Arabisë Saudite