MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Bllok/ Ervis Martinaj mbetet në burg

22.10.2018 - 13:06

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ervis Martinajn. 

Trupa gjykuese duke shqyrtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nuk ka pranuar në kërkesën e bërë nga Martinajt për të marrë lirmin.

Pas vendimit, ka folur për mediat edhe avokati, i cili deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë Martinajn në vrasjen e Bllokut.

Ai shtoi se klienti i tij nuk është i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa shtoi se pretendimet se Redi Poposku, ka fshehur armën e Martinajt, janë aludime të pavërtetuara.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij.

Vrasja që tronditi opinionin publik ndodhi në mbrëmjen e 4 tetorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato mbetën të plagosur.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.