MENU
klinika

Hapja e aeroportit

Vuçiç ka kërkuar largimin e flamurit të Kosovës në Stamboll

30.10.2018 - 16:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me çdo kusht është duke refuzuar që dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të quhet “vdekje klinike”, duke shtuar se është e rëndësishme të bisedohet, por se duhet të dihet për çfarë po flitet.

Vuçiç gjithashtu ka deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës.

Duke folur para gazetarëve pas takimit me serbët e Kosovës, ka pranuar se ishte takuar me Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin në Turqi.

Kam qëndruar afro shtatë metra larg tyre. Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovë dhe ashtu është vepruar”, ka shtuar presidenti serb. /Konica.al/