MENU
klinika

Detajet

‘Xhisiela’/ Djali i deputetit Rraja kërkon lirinë në Apel

13.10.2018 - 10:37

Me kërkesë të Rexhep Rrajës djalit të deputetit socialist, apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu, sa i përket dosjes “Xhisiela”.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Por nga ana tjetër është Xhisiela Maloku e cila shprehet se ajo me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.