Vetëm pak orë më parë u përfol se mund të drejtonte kampionët e Europës një “ish” dhe tashmë ka ardhur zyrtarizimi. Real Madrid ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas disfatës 5-1 në “El Clasico” ndaj Barcelona-s dhe ka emëruar trajnerin e përkohshëm Santiago Solari.
Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të nëntë të La Liga-s pas ndeshjes së gjashtë pa fitore dhe humbjes së tretë radhazi. Disfata e fundit ndaj Barça-s ka vulosur shkarkimin e trajnerit spanjoll. Santiago Solari është emëruar si trajneri i përkohshëm.
Comunicado Oficial. #RealMadridhttps://t.co/zLNpJepnph
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) October 29, 2018
Lopetegui u transferua te Real gjatë verës, duke u larguar nga përfaqësuesja spanjolle vetëm disa ditë përpara se të fillonte Kupa e Botës. Por ai ka paguar çmimin e një starti të tmerrshëm të sezonit.