MENU
klinika

Pasuesi i Lopeteguit

Jo vetëm Conte kandidat për stolin e Realit

29.10.2018 - 17:01

Që Julen Lopetegui do të shkarkohet nga Real Madrid, kjo gjë bëhet mëse e sigurtë, sipas medieve spanjolle, por edhe ato ndërkombëtare. Pas humbjes katastrofike në “El Clasico”, dje emri i vetëm që do të zëvendësonte Julen Lopeteguin ishte Antonio Conte, që të premten prishin edhe kontratën me Chelsea.

Por duket se sot gjërat kanë marrë rrugë tjetër, pasi po lakohet edhe një kandidat tjetër potencial, madje disa media e bëjnë thuajse të sigurtë emërimin e tij në stolin e Los Blancos.

Opsioni më i fundit është zgjidhja e brendshme, e përfaqësuar nga Santiago Solari që stërvit Real Madrid Castilla (skuadra B). Klubi, për momentin, orientohet më shumë drejt zgjidhjes model “Zidane”, duke u përfaqësuar nga një trajner ose person i brendshëm.

santiago solari
santiago solari

Fillimisht duhet zgjidhur çështja Lopetegui, duke qenë se ka kontratë edhe për dy vite të tjera dhe kështu bëhet shumë e vështirë. Ndoshta, shkarkimi do të vijë së shpejti, pasi të zgjidhet edhe ngërçi ekonomik. Ai ka stërvitur sot ekipin në Valdebebas, por mund të jetë dita e fundit si trajner.

Sipas medieve iberike ai që nuk dëshiron Conte është Sergio Ramos dhe disa lojtarë të tjerë, duke qenë se italiani ka një personalitet të fortë dhe sidomos është pak “diktator”. Kjo mund të prishte disi ekuilibrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN