MENU
klinika

“Dashuria” për JLO kushton

3 milionë dollarë për 20 minuta koncert!

15.11.2018 - 18:40

Vitet kalojnë, por sërish Jennifer Lopez mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe shumë e dashur për publikun në mbarë globin.

Ta dëgjosh “live” atë në një koncert nuk është e lehtë dhe madje duhet të quhesh me fat nëse e ke arritur një gjë të tillë.

Sigurisht, “dashuria” për Jennifer Lopez kushton dhe madje shumë shtrenjtë. Së fundmi diva ka marrë 2 milionë dollarë për vetëm 20 minuta që ka kënduar në hapjen e qendrës tregtare super luksoze në Katar.

Veç kësaj, 49-vjeçarja ka marrë edhe 1 milionë dollarë shpenzime në këtë qendër, pa përfshirë edhe shpenzimet për avionët privatë për këngëtaren. Gjithashtu JLO bisedon me turmën në lidhje me të drejtat e grave, një çështje e madhe dhe e shumëdebatuar në këtë vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN