Asnjëri nga vendet nuk mund të zgjidhë problemet ekonomike dhe strategjike të tjetrit.
Kina po mban një ngjarje një javore të quajtur Expo Ndërkombëtare e Importit të Kinës në Shangai këtë javë, që synon të nxisë tregtinë, dhe të dërgojë mesazhin se ekonomia kineze është e hapur për biznes.
Motivi që Kina po e bën këtë është e qartë: Është një komb i varur nga eksportet, dhe tarifat amerikane e kanë ulur kërkesën për mallrat e saj.
Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti Xi Jinping theksoi se Kina ishte e gatshme të bënte tregti me me Shtetet e Bashkuara dhe me pjesën tjetër të botës.
Por konferenca ka ngritur edhe pyetje në lidhje me marrëdhëniet e Kinës me një vend tjetër që ka përjetuar pengesa në marrëdhëniet me SHBA: Rusia. Kryeministri rus Dmitri Medvedev tha se Moska dhe Pekini tani janë më afër se kurrë.
Në të vërtetë, ka pasur shumë diskutime për një aleancë ruso-kineze dhe ngjarja e fundit është një mundësi e mirë për të parë më nga afër se ç’do të thotë kjo.
Të dyja, Kina dhe Rusia kanë probleme serioze ekonomike që janë përkeqësuar nga ndikimi i Shteteve të Bashkuara.
Problemet e Rusisë vijnë nga rënia e çmimit të naftës, një burim nga i cili ekonomia ruse është shumë e varur. Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur sanksione pas inkursioneve ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Problemet e Kinës vijnë, të paktën pjesërisht, nga varësia e saj nga eksportet.
Në sipërfaqe, Rusia dhe Kina kanë një kundërshtar të përbashkët dhe të fuqishëm. Të dy vendet janë fuqi të rëndësishme ushtarake, dhe ata duhet të jenë në gjendje të mbështesin njëri-tjetrin ekonomikisht. Por mbase e gjitha kjo mund të jetë një situatë mashtruese. Në frontin ekonomik, lidhjet më të forta me njëri-tjetrin nuk do të zgjidhin plotësisht asnjë nga problemet e tyre.
Në frontin ushtarak, është e vërtetë se të dy vendet kanë rritur bashkëpunimin në vitet e fundit.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Kina ka qenë blerësi më i madh i armëve të Rusisë dhe sipas mediave ruse, Pekini fitoi një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në korrik të këtij viti. Përveç kësaj, ushtrimet më të mëdha ushtarake të Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, të mbajtur në shtator, morën pjesë mijëra trupa kinezë. Kjo shtoi spekulimet se të dy vendet ishin në prag të krijimit të një aleance ushtarake. Problemi është dy vendet janë përplasur disa herë gjatë çështjeve kufitare gjatë viteve dhe garuan për ndikimin në Azi gjatë Luftës së Ftohtë.
Ata gjithashtu kanë prioritete të ndryshme strategjike. Rusia po përballet me atë që e sheh si presion të madh përgjatë kufirit të saj perëndimor dhe, në një masë më të vogël, në Lindjen e Mesme. Kina, nga ana tjetër, përballet me një sfidë nga Shtetet e Bashkuara në Detin e Kinës Jugore.
Shtetet e Bashkuara mund të përqendrojnë forcat detare kundër Kinës pa devijuar forcat tokësore nga Evropa. Por pafundësisht më e rëndësishme është fakti se, duke marrë parasysh të gjitha problemet e tyre ekonomike, as Kina, as Rusia nuk kanë ndërmend të fillojnë një luftë botërore, ndërsa SHBA sigurisht që do të bënte.
Ndonëse Kina dhe Rusia kanë një kundërshtar të përbashkët, aleanca mes tyre është vetëm një iluzion. Dy vendet nuk mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin të zgjidhin problemet e tyre ekonomike dhe strategjike.