Lajmi i bujshëm i merkatos vjen sot nga Anglia, ku raportohet se Inter po përgatitet për merkaton e verës dhe në plan të parë në shtëpinë zikaltër, ka dalë emri i mesfushorit francez, Paul Pogba.
Sipas medieve britanike, Beppe Marotta do të prezantohet tek Inter pas pak ditësh dhe objektiv kryesor ka mesfushorin që e zbuloi në kohën kur ishte te Juventus. Ai është i gatshëm t’i ofrojë “Djajve të kuq” kartonin e mbrojtësit Milan Skriniar dhe të Ivan Perisiç.
Pjesa tjetër, mund të paguhet nga Interi në vlerë monetare. Kujtojmë që Inter po vuan ende sanksionet e UEFA-s për sa u përket transferimeve dhe numrit të lojtarëve në turnetë Champions apo Europa Leuage.
Këto sanksione, përfundojnë në verën e vitit 2019 dhe në Angli janë të bindur se mund të bëhet një lëvizje e tillë, pasi vlera e Skriniar dhe Perisiç, arrin deri në 100 milionë euro.