Banorët e ‘Astirit’ në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 13. Banorët kanë bllokuar edhe sonte rrugën, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen sepse preken nga projekti për Unazën e Re.
Një nga banorët thotë se të vetmen pasuri ka shtëpinë që duan tja shembin dhe e ka në proces legalizimi që prej vitit 2005.
“Ne duam atë që na takon dhe të vazhdojë rrugën me 100 korsi dhe jo me 3 korsi Unë e kam në proces legalizimi që në vitin 2005. Unë do marr kallashin, bomba dhe kush do vijë i pari… atë do bëj. Nuk kam çfarë bëj se e kam me gjak atë shtëpi. Nuk kemi marrë ende asnjë njoftim nga bashkia apo qeveria se çfarë do bëhet. Ne nuk jemi zaptues, por jemi si gjithë dynjaja. Nuk na kanë dhënë afat se kur duhet të largohemi”– tha banori.
Ditën e djeshme banorët kanë protestuar edhe para bashkisë së Tiranë dhe kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë së Tiranës. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.