MENU
klinika

Akuza qeverisë

Basha: Rinia po emigron masivisht, vendi do marrë fund

04.11.2018 - 10:03

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se rinia po ikën nga vendi dhe për këtë kryedemokrati ja vë fajin Ramës.

Sipas Bashës rinia po ikën pasi Rama të vetmen zgjidhje që i ka lënë  është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.

Në një takim me të rinjtë e Devollit Basha shpalosi edhe disa detyra që do të bëj PD për të rinjtë kur të vij në pushtet.

Statusi i Bashës

Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.

Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund! Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.

Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit. Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes. Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë!” – shkruan Basha në Facebook.