MENU
klinika

Befason shqiptarja

Bebe Rexha: Nuk më duhen meshkujt

08.11.2018 - 18:05

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është një nga më të suksesshmet në botën e muzikës, me angazhime të shumta, por edhe me të ardhura tepër të kënaqshme.

Natyrisht që angazhimet e shumta po i sjellin edhe të ardhura materiale, të cilat po i sigurojnë edhe një jetë luksoze. Së fundi, ajo ka publikuar një foto teksa hipën në një avion.

Artistja ka publikuar një foto në llogarinë personale në “Instagram”, duke lënë edhe një mesazh përbri imazheve. “Nuk më duhen meshkujt. Unë i paguaj të gjitha në mënyrën time”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja në rrjetet sociale.

Bebe Rexha, mbrëmjen e sotme, pritet të shfaqet në ngjarjen vjetore të modës së “Victoria’s Secret”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN