MENU
klinika

Jehona e takimit Rama-Meta

Berisha: Këtij i thonë shah! Me bisht nën shalë në presidencë

04.11.2018 - 19:06

Pas takimit të zhvilluar për 90 minuta midis kryeministrit Edi Rama, dhe presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshajt, ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha.

Ish-kryeministri e ka quajtur këtë takim si “shah nga ana e Presidentit”, pasi kryeministri sipas tij ‘vajti me bisht nën shalë”.

“Këtij i thonë shah! Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti.

sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al
sali berisha arrestimet e bujshme-konica.al

Sipas mediave, kërkesës se presidentit, kryekomandantit për takim gjenerali iu përgjigj ushtarakisht: do te vije si ministër pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si ministër te njoh për president, përndryshe nuk te njoh as si kryekomandant! Mbrëmë Kallam Dështaku u dërgoi mesazh deputeteve te tij: No coment për rrëzimin e Lleshit. Politika është shah.

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!! Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence. Ruci thotë: këtij i thonë shah-mat o Kallam Deshtak!”, thotë Berisha.

Ndërkohë, komenti i Berishës vijon dhe me një tjetër reagim në Facebook, i cili vijon si më poshtë:

Ngjarje Dite:
Kallam Deshtaku ne Presidence!

Shkoi si trimosh me bisht nen shale.
Qendroi aty dy ore.
Aty jo qe harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!

Siçiliste, ju rrofte timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!!”